RRETH Qarkut
Qarku i Durrësit | |
|---|---|
Qarku i Durrësit në Shqipëri | |
| Shteti | |
| Selia | Durrës |
| Bashkitë | Bashkia Durrës Bashkia Krujë Bashkia Shijak |
| • Prefekt | Emiljan Jani |
| • Kryetar i Këshillit të Qarkut | Alfred Mullaraj |
| Kodi ISO 3166 | AL-02 |
| Kodi NUTS | AL012 |
| Faqja zyrtare | qarkudurres.gov.al |
Qarku Durrës është një njësi territoriale administrative me përbërje të bashkive me interesa dhe ndërlidhje të ngjashme gjeografike, tradicionale, ekonomike dhe sociale. Organizmi përfaqësues i qarkut është Këshilli i Qarkut i përbërë nga këshilltarë të këshillave bashkiakë të 3 bashkive përbërëse që janë: Durrës, Shijak dhe Krujë.
Këshilli i Qarkut Durrës luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e njësive lokale për zhvillimin e territorit. Qendra e Këshillit të Qarkut Durrës është qyteti i Durrësit.
Qarku i Durrësit kufizohet në veri me Qarkun e Lezhës, në perëndim ka dalje në detin Adriatik, ndërsa në Jug kufizohet me Qarkun e Tiranës. Ky rajon është një prej dy qarqeve kryesore për ekonomik dhe turistik.
Qarku përbëhet nga terren fushor dhe kodrinor dhe posedon lugina dhe kullota që i jep mundësi popullsisë të krijojë jetesën përmes prodhimit bujqësor dhe bregtoral. Zona bregdetare e qarkut të Durrësit është një prej zonave më të bukura e të pasura dhe me një reliev të thyer me diversitet të formave që ka ndikuar drejtpërdrejt në klimën dhe llojet e zhvillimit të turizmit. Qarku Durrës radhitet si një prej zonave me potencialin më të lartë të turizmit në vend, që lidhet drejtpërdrejt me daljen në det, me shumicën e aseteve natyrore, klimën, ujin, burimet arkeologjike, kulturore, historike si dhe burimeve njerëzore.