x
K Q D

Njoftim – Zhvillohet Mbledhja e Radhës e Këshillit të Qarkut Durrës 🗓️ 4 Qershor 2025 | 🕚 Ora 11:00 | 📌 Salla e Këshillit të Qarkut Durrës

Sot, në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës, u zhvillua mbledhja e radhës, ku u diskutuan dhe u trajtuan çështje me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin rajonal të qarkut.
Rendi i ditës përfshinte:
– Monitorimi i buxhetit dhe situatës financiare për periudhën katërmujore të vitit 2025;
– Shqyrtimi i fazës së parë të projekt-buxhetit për periudhën 2026–2028;
– Ndryshimet në shpenzimet operative dhe investimet në buxhetin 2025;
– Propozim-dhënie për pension të posaçëm;
– Ndryshime në strukturën dhe organikën e administratës së Këshillit të Qarkut;
– Çështje të tjera me karakter administrativ dhe vendimmarrës.
Mbledhja u karakterizua nga bashkëpunimi konstruktiv i anëtarëve të Këshillit, të cilët kontribuan me diskutime e propozime për vijimin e punës dhe forcimin e rolit të institucionit në shërbim të qytetarëve.
🔗 Më shumë informacion në: www.qarkudurres.gov.al

Leave a Comment