x
K Q D

Këshilli i Qarkut Durrës partner në 1 prej 43 projekteve të miratuara në kuadër të programit Interreg IPA South Adriatic

Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në “Lançimin zyrtar dhe Seminarin e Partnerëve Kryesorë të Programit Interreg IPA South Adriatic – Projektet e Thirrjes Standarde, të organizuar në Tiranë më 18 qershor 2025. Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në këtë takim si partner përfaqësues i projektit ENERGY, I aprovuar në Thirrjen Standarde në kuadër të Programit Interreg IPA South Adriatic. Ky takim u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e institucioneve shqiptare si partnerë të projekteve të miratuara, palë të tjera interesi dhe institucione me rëndësi kombëtare si Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Hapi i ardhshëm i Shqipërisë drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe përputhjes me standardet e BE-së mishërohet në zbatimin e 43 projekteve të reja nën Programin IPA South Adriatic,” theksoi Eridana Çano, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë. “Investimi prej 41 milionë eurosh nuk është vetëm një shenjë e mbështetjes së Bashkimit Europian  për vendin tonë, por një dëshmi e përkushtimit të tij të vazhdueshëm për të udhëhequr reformat e Shqipërisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët shqiptarë.


Me 59 përfitues shqiptarë aktivë, këto projekte reflektojnë rolin në rritje të vendit tonë në rajon dhe përkushtimin tonë ndaj zhvillimit gjithëpërfshirës, inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Ky nuk është vetëm një përparim teknik dhe financiar, por një hap strategjik përpara në rrugëtimin europian të Shqipërisë.”

The Regional Council Durres partner in 1 of the 43 approved projects in the Interreg IPA South Adriatic Programme

The Regional Council Durres participated at the “Interreg IPA South Adriatic Programme – Standard Call Projects – Official launch and Lead Partner Seminar” organized in Tirana, on 18 June 2025. The Regional Council Durres participated as a representative of the ENERGY project, approved in the standard call of the Interreg IPA South Adriatic Programme. The meeting was characterized by a wide participation of Albanian institutions as partners of approved projects, stakeholders and institutions of national importance, such as the State Agency of Strategic Programming and Aid Coordination.

“Albania’s next step toward strengthening regional cooperation and aligning with EU standards is embodied in the implementation of 43 new projects under the IPA South Adriatic Programme,” emphasized Eridana Çano, Director General of the Agency. “The €41 million investment is not only a sign of the European Union’s support for our country but also a testament to its continued commitment to lead Albania’s reform efforts and to improve the quality of life for all Albanian citizens.

With 59 active Albanian beneficiaries, these projects reflect our country’s growing role in the region and our dedication to inclusive development, innovation, and sustainability. This is not just a technical and financial advancement, but a strategic step forward on Albania’s European path.”

Leave a Comment